Vangjel Dule: Minoritarëve të bregdetit po u rrëmbehen masivisht pronat
Sipas kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, e drejta e pronës është një nga problemet më kryesore që po has minoriteti grek në Shqipëri.
Në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, Dule tha se minoritarëve të bregdetit juglindor “po u rrëmbehet masivisht prona”. Ai drejtoi akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës duke e konsideruar ligjin për investime strategjike si “klientelizëm i kryeministrit në dëm të pronarëve të ligjshëm”.
“Ajo që po ndodh sot në bashkinë e Himarës, ajo që ka ndodhur gjatë viteve të drejtimit të saj nga zoti Goro [Jorgo Goro] nën drejtimin e zotit Rama, janë të paprecedenta, nuk kanë ndodhur në asnjë bashki dhe në asnjë vend tjetër edhe masiviteti edhe intensiteti [i tjetërsimit të pronave] janë të paprecedenta,” – u shpreh Dule.
Kryetari i PBDNJ-së këmbënguli se për çështjen e pronave ka folur jo vetëm për minoritarët, por për të gjithë ata që kanë rënë pre e abuzimeve, mirëpo theksoi se problemin kryesor e kanë hasur minoritarët.
Dule u shpreh se ende Shqipëria nuk ka arritur standardet e kërkuara edhe nga BE-ja për respektimin e të drejtave të minoriteteve. Dule tha se ligjet e miratuara për minoritetet janë gjysmake. Ai tha se nuk është vetëm Greqia që e kushtëzon rrugën e Shqipërisë me respektimin e minoriteteve, por edhe vetë Brukseli.
Kuadri ligjor i respektimit të të drejtave, ishte problemi i dytë i minoritarëve, që sipas Dules “është problem vetëm me Ramën”. Ai tha se gjatë qeverisjes së tij u bë një ndarje administrative-territoriale “shumë të kritikueshme”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës