Vangjel Dule pro një koalicioni të madh: Asnjëlloj truku s’e shpëton Ramën

6 Tetor 2020 | 18:12

Kryetari i Partisë Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule thotë se, sjella e mazhorancës nuk lë hapësirë për një fushatë civile. Rregullat janë të njëanshme thotë ai dhe për këtë arsye parashikon një klimë të acaruar politike deri më 25 prill.

Referimit të Greqisë nga Edi Rama si shembull për ndryshimin e Kodit Zgjedhor nga mazhoranca, z. Dule sqaroi se në vendin fqinj është e sanksionuar në Kushtetutë se asnjë mazhorancë nuk mund të ndryshojë rregullat për zgjedhjet e radhës.

“Sistemi ynë zgjedhor ka një problem me barazinë e votës. Ka deputetë të zgjedhur me 5-6 mijë vota ndërsa grupe qytetarësh me 15-16 mijë vota nuk kanë arritur dot që të zgjedhin përfaqësuesin e tyre”, tha z. Dule.

Ai tha se, dalja e opozitës nga Parlamenti nuk solli rezultatin e duhur pasi do të duhej ta kishte tronditur skenën politike. Kodi i ri Zgjedhor, u shpreh kreu i PBDNJ-së është jo favorizues për partitë e vogla.

Z. Dule tha se vendoja e pragut elektoral është një qepje e keqe në një formulë për t’i shërbyer mazhorancës. “Në çdo sistem elektoral pragu përkthehet në mandat. Ndërsa këtu kapja e pragut nuk të garanton mandat”, tha ai.

Duke folur konkretisht për PBDNJ ai tha se votat e saj vijnë nga 4 qarqe. Me prag 1%, ai thotë se nga votat e zgjedhjeve të kaluara e kalon.

PBDNJ tha z. Dule tha se nuk mund të bëjë atë që do të dëshironte në zgjedhjet e ardhshme zgjedhore. Ai sugjeroi grupimin e forcave opozitare në një koalicion të vetëm.

“Çfarë do që të ndodhë, vendimi i opozitës do të jetë i koordinuar”, tha ai. Z. Dule deklaroi se ai mbështet më shumë krijimin e një koalicioni të madh.

“Në Tiranë ndryshe është të jesh në një koalicion që zgjedh 5 mandate dhe ndryshe janë në një koalicion që zgjedh 15 mandate. Rama duke ngushtuar kostumin e listave, mendon se motivon më pak njerëz dhe mund të privojë opozitës nga një numër votash. Nuk besoj se do të plotësohet dëshira e Ramës, sa që asnjë lloj truku nuk mund ta minimalizojë humbjen”, deklaroi z. Dule.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021