Vangjel Dule: Nuk do të lejojmë që banorëve të bregut të Jonit t’u grabitet prona

16 Qershor 2020 | 19:02

Në një intervistë për Ilva Now në Euronews Albania, Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule risolli në vëmendje çështjen e pronave dhe marrëveshjes së munguar për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dule tha se çështja e pronave do të diktojë shumë vazhdimësinë e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por përjashtoi cilësimet e një qëndrimi “veto” nga Athina kundër Tiranës.

“Athina ka shqetësimin se pjesëtarë të komunitetit minoritar etnik grek në Shqipëri, kryesisht ata të bregut të Jonit, janë objekt bastisjesh dhe grabitjesh të pronës së tyre stërgjyshore të trashëguar, përmes trukesh ligjore të njëpasnjëshme, kemi industri ligjesh dhe vendimesh të qeverisë që nuk kanë objekt tjetër veçse të grabisin pronën,” – tha Dule i cili pretendoi se këto pretendime janë të faktuara, por nuk dha detaje nëse qeveria greke i ka adresuar Shqipërisë problemin në fjalë duke ironizuar se “ai nuk është korrieri” mes Tiranës dhe Athinës.

“Ne nuk do të lëmë, për aq sa kemi mundësi politike, që banorëve të Bregut të Jonit, t’u grabitet prona me forma dhe metoda të aplikuara deri më sot. Me konferencën ndërqeveritare, tani fillon thjesht muhabeti i vërtetë i politikës sonë rreth çështjes së pronave,” – shtoi Dule.

I pyetur nëse situata aktuale e ka vënë përballë kushteve që Shqipëria të rrezikojë një veto të Greqisë për integrimin, Dule e mohoi këtë, por nënkuptoi se nëse çështja e pronave nuk zgjidhet, bisedimet mund të ngecin për shkak të metodologjisë së re.

“Me metodologjinë e re të zhvillimit të bisedimeve për anëtarësim, është në formën e shkallëve, nëse nuk ngjit të parën, nuk mund të shkosh te e dyta. Shkallët kalohen, nuk kapërcehen në procesin e integrimit, nuk ka nevojë për veto prej askujt,” – tha Dule, i cili pretendoi se prej 30 vitesh në politikë nuk kishte dëgjuar ndonjëherë nga ndërkombëtarët për “veto” nga Greqia për Shqipërinë.

Për sa i përket marrëveshjes së detit mes dy vendeve, kryetari i PBDNJ-së tha se nuk kishte dijeni për riaktivizimet e fundit mes dy qeverive, por solli në vëmendje zhvillimet e fundit ku Greqia arriti një marrëveshje me Italinë.

“Ky rast nxori kakofoninë dhe blofin e qeverisë Rama në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë, se sa e gabuar ka qenë lëvizja dhe se sa ide të gabuara nxori në pah qeveria, se kinse Greqia kërkon t’i grabisë ujërat Shqipërisë,” – tha Dule teksa pretendoi se marrëveshja e ujërave Greqi-Itali u arrit me të njëjtat kushte dhe parametra të gjeometrisë që u kërkua dhe me Shqipërinë në vitin 2009.

Dule përmendi opinionin e shprehur së fundmi nga një ish-ushtaraku turk, i cili thoshte se pas marrëveshjes së vitit 2009, Turqia i kishte dërguar palës shqiptare një raport sekret, në të cilin artikulohej se marrëveshja ishte në dëm të palës shqiptare.

“Kemi një ndryshim, Shqipëria, Italia, Greqia, janë palë të marrëveshjes së UNCLOS të vitit 1982, ndërsa Turqia jo. Unë e kam denoncuar që atëherë, se ndërhyrja që u bë kundër marrëveshjes dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ishte produkt i palëve të treta,” – u shpreh Dule duke nënkuptuar se ndërhyrja ishte e Turqisë dhe se Shqipëria nuk pa interesat e saj, por interesat e Turqisë.

Dule pretendoi se Turqia në raportet me Greqinë ka shkelur ligjet ndërkombëtare për sa i përket çështjes së ujërave. Ai vuri në diskutim qëndrimin që duhet të mbajë Shqipëria, nëse duhet të ndjekë ligjet ndërkombëtare, apo “ligjet kaçake”.

Dakordësia për kufirin detar do t’i hapte rrugë Shqipërisë dhe Greqisë të nënshkruante kontrata për shfrytëzimin e zonave për kërkime dhe nxjerrje të mundshme të naftës apo nënprodukteve të saj.

 

Lexoni gjithashtu:

Vangjel Dule: Marrëveshja zgjedhore nuk prek problematikat e procesit, bën vetëm arnime

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021