Vapa dhe shëndeti mendor, ekspertët: Temperaturat ekstreme kanë shtuar rastet

14 Gusht 2024 | 17:42

Temperaturat e larta të kësaj vere kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e problematikave të shëndetit mendor.

Në Elbasan, mjekët psikiatër referojnë se numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore është rritur ndjeshëm, dhe shkak kryesor është vapa ekstreme.

“Ka një rritje të problemeve të shëndetit mendor, për shkak të nxehtësisë temperaturave të larta të cilat ndikojnë tek sistemi nervor me anë të disa neurotransmetuesve, duke ndryshuar nivelin e tyre. Nivelin e sterotominës dhe kortizolit, dhe pacientet tanë janë pak me të irrituar, më ankthiozë. Mund të sillen edhe agresivë dhe armiqësorë me familjarët e tyre, dhe si pasojë kemi edhe një numër më të lartë të shtrimeve në spitalin psikiatrik”, thotë Noranda Biça, mjeke psikiatre.

Edhe me problematike është situata tek personat që janë nën trajtim për probleme të shëndetit mendor. Në të tilla raste bluzat e bardha kërkojnë që bëhet kujdes me mjekimin.

“Pacientët tanë që përdorin medikamente, kryesisht stabilizuese të humorit, të jenë në monitorimin e mjekut psikiatër të tyre. Kjo pasi disa medikamente antipsikotikë dhe stabilizues humori kanë vështirësi  për t’u eskretuar nga veshkat dhe ndikojnë jashtë mase edhe në eliminimin e tyre”, shprehet ajo.

Numri i personave që trajtohen nga probleme të shëndetit mendor sa vjen e rritet dhe po prek të gjitha grupmoshat përfshirë edhe fëmijë, aq sa ekspertët i konsiderojnë problemet e shëndetit mendor si epidemia e heshtur që po vret shoqërinë moderne.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026