Varhelyi: Open Balkan ndihmon në planin e BE-së për investime në rajon
Ballkani i Hapur mund të jetë mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE-së, tha Oliver Varhelyi Komisioneri Europian për Zgjerim, gjatë samitit të Open Balkan në Ohër, të mërkurën.
Varhelyi tha se integrimi në BE fillon me ekonominë dhe shoqërinë, dhe se nisma e Ballkanit të Hapur hap rrugë për këtë integrim.
“Kur flasim për integrimin në BE, flasim për procese, korniza negociuese. Të jem e sinqertë, proceset nuk janë “interesante” për qytetarët, pyetja e tyre kyçe është kur do të kemi kushte të njëjta si njerëzit në BE, kur do të eliminohen barrierat. Open Balkan është një arritje për rajonin, pasi vetë ata e konceptuan dhe e shpikën”, u shpreh Varhelyi.
“Filluam të shfrytëzojmë sepse kur për herë të parë kishim një plan të madh të investimeve për zgjidhjen e sfidave më të mëdha, kuptuam se pa bashkëpunim rajonal, plani për investime strategjike nuk do të arrijë shumë”, shtoi ai.
Varhelyi vlerëson se Ballkani i Hapur duhet të vazhdojë.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit