Varhelyi: Po bëni punën e brezave të mëparshëm për ata që do të vijnë
Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi inspektoi së bashku me kryeministrin Rama punimet në bypass-in e Vlorës.
Ai shprehu mbresat që i kishte lënë rruga dhe peizazhi, ndërsa uroi Ramën për punën e bërë.
“Ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin tuaj të ardhshëm. Po e bëni të gjithë këtë punë në vend të brezave të mëparshëm. Brezat e mëparshëm nuk kanë dhënë rezultatet që duhet të jepnin për atë që duhet të ishte jeta moderne, për atë që ka nevojë shoqëria moderne,” – u shpreh Varhelyi.
Ai theksoi se pa ndërlidhje dhe rrugë të cilat do të lehtësojnë tregtinë nuk ka zhvillim dhe kjo ka qenë arsyeja se pse që prej fillimit kanë qenë të qartë se komisioni i tyre duhet të japë një kontribut të rëndësishëm.
Rruga është pjesë e korridorit 8 dhe synon zhvillimin e tregtisë, theksoi diplomati.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
- 21:54 Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi