Varhelyi: Po punojmë që Ballkani t’i ketë vaksinat për Covid-19 në kohën e duhur
Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi zhvilloi sot një video-konferencë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Evropës lidhur me krizën e Covid-19.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Varhelyi shkruan se po punohet për t’u siguruar që vaksinat për koronavirusin të jenë të disponueshme për Ballkanin Perëndimor në kohë.
“Patëm një telefonatë të mirë koordinimi me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe ata të Evropës lidhur me krizën e COVID19. Ne jemi duke punuar për t’u siguruar që vaksinat COVID19 do t’u vihen në dispozicion Ballkanit Perëndimor në një kohë të duhur, pasi ato të fillojnë të vendosen në BE. Ne po lëmë mënjanë fonde për marrëveshjet e suportit dhe koordinimit. Në pandemi ne qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE. Dhe ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë fqinjë dhe më gjerë mund ta kapërcejmë pandeminë vetëm së bashku. Më të dortë dë bashku”, shkruan Varhelyi.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes online ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj i kërkoi komisionerit se politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.
Lexoni gjithashtu:
Cakaj-Varhelyit: Politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta