English

Varhelyi: Të përshpejtohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përpara mbërritjes në Tiranë më 28 prill, Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi është ndalur në Bullgari, ku zhvillohet forumi me temë ‘Mësimet nga Ukraina: Zgjerimi i BE-së si kundërhelm i luftës”.

- Advertisement -

Në fjalimin e tij diplomati bëri thirrje për përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Varhelyi u kërkoi vendeve anëtare dhe atyre kandidate që të punojnë së bashku.

“Kur trashëguam një ngërç në negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ne trashëguam gjithashtu një rajon ku hendeku social dhe ekonomik midis Bashkimit Evropian dhe rajonit  është një nga sfidat kryesore përpara anëtarësimit të Ballkanit në Bashkimin Evropian, pa përmendur reformat institucionale që duhen bërë. Ne duhet të punojmë së bashku për të shmangur çdo konflikt që lind nga Ballkani Perëndimor, sepse nuk është vetëm ky rajon që do të preket , por edhe Evropa, i gjithë kontinenti”, tha Varhelyi.

Ndërsa, në Tiranë Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Vizita vjen përpara se vendet e unionit të marrin nje vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Në deklaratat e tij të mëparshme, kryeministri Rama ka deklaruar se nëse Bullgaria nuk do i heqë veton Maqedonisë së Veriut, Shqipëria do të ndryshojë qasjen e saj për hapjen e negociatave.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×