Varhelyi viziton sot Tiranën, takime me Ramën dhe Bashën

5 Maj 2021 | 08:28

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi viziton sot Shqipërinë.

Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë për mediat në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit rreth orës 9:30.

Më pas do të takohet me liderin e opozitës, Lulzim Basha. Takimi vjen pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas opozitës, ky proces ishte një masakër elektorale, ndaj do të vijojë përpjekjet për të dokumentuar të gjitha shkeljet.

Më herët, Bashkimi Europiane i ka konsideruar këto zgjedhje si test të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit.

Kjo pritet të jetë edhe tema kryesore e takimit mes komisionerit dhe kreut të PD-së.

Megjithatë gazetarja Elona Gjylmi raportoi nga aeroporti i Rinasit se sipas zyrës së BE-së në Tiranë, fokusi kryesor i vizitës së Varhelyi do të jenë vaksinat dhe shpërndarja e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjylmi tha se bashkë me Varhelyi në Shqipëri vijnë dërgesat e para të një sasie prej rreth 145 mijë vaksinash anti-COVID, të cilat do të vijojnë të dërgohen deri në fund të muajit gusht.

Turi i komisionerit, nisi të hënën, ndërsa një ditë më parë Varheyli u ndal në Shkup, ku dorëzoi 4 mijë e 860 vaksina kundër Covid-19 dhe përcolli mesazhin se Bashkimi Evropian kujdeset për partnerët e tij.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev, Varhelyi foli edhe për mundësinë që të nisen negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, problem qëndron në mungesën e unanimitetit për të nisur negociatat me Maqedonisë e Veriut. Shqipëria, sipas tij, i ka plotësuar kushtet, ndërsa pengesa e Maqedonisë së Veriut vjen nga përplasjet që ka me Bullgarinë.

Lexoni gjithashtu:

Mbështetje me vaksina anti-COVID, Oliver Varhelyi të mërkurën vjen në Shqipëri

Oliver Varhelyi: Shqipëria plotëson kushtet për në BE, Maqedonia e Veriut jo

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026