Varianti britanik i COVID ka hyrë në Shqipëri, konfirmon Manastirliu

11 Mars 2021 | 07:44

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se në Shqipëri ekziston varianti britanik i COVID-19.

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja theksoi se rastet janë konfirmuar gjatë vlerësimit të situatës për periudhën janar-shkurt.

“Në vlerësimi e situatës janar-shkurt, në laboratorin e virologjisë në ISHP janë analizuar kampione nëpërmjet teknikës PCR. Laboratori ka përdorur kite specifike dhe në këtë rast ISHP ka bashkëpunuar me ISHP-në e Ankarasë. Rezultatet treguan se kampionet janë të infektuara me variantin e ri, pra rezultoi se mbajnë shenjë të mutacionit britanik”, tha ministrja.

Ndërkohë, Komiteti Teknik i Ekspertëve la në fuqi masa masat e mëparshme anti-COVID, duke analizuar situatën epidemiologjike në vend.

Sakaq, në, mbledhjen e sotme ministrja prezantoi edhe anëtarët e rinj të Komitetit të Ekspertëve, duke filluar nga profesor Dhmitër Kraja.

Ermira Kola, ishte një tjetër mjeke e cila pranoi ftesën për t’u bërë pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Pas largimit të Najada Çomos dhe Tritan Kalos, prezantimi i grupit të ri të posaçëm për mbajtjen nën kontroll të pandemisë COVID-19 vijoi me Alban Yllin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026