Vasseur i befasuar nga fitorja e Sainz në Australi
Team Principal Vasseur u shpreh i befasuar nga fitorja fantastike e Carlos Sainz në Australi. Pas mungesës në Jeddah, Sainz kaloi 2 javë duke u fokusuar në rekuperimin nga operacioni përpara se të rikthehej për provat e lira në Albert Park.
Megjithëse ishte gati për të garuar, përgatitjet e tij u kompromentuan nga ndërprerja e stërvitjes dhe mungesa në simulatorin e Ferrarit. E pavarësisht kësaj, ai ja doli të linte pas Charles Leclerc në kualifikuese dhe të dominonte garën pas largimit të Max Verstappen.
“Dimrin e vitit të kaluar ramë dakort që të japim maksimumin deri xhiron e fundit të sezonit dhe ai bëri një punë fantastike në Australi, pa harruar podin në Bahrain. Nuk duhet të harrojmë kohën që iu desh të rekuperohej pas operacionit dhe mendoj se ai nuk është endë në 100 % të formës së tij”, përfundoi Vasseur.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti