Vata: 59% e fëmijëve kanë pësuar njëherë të vetme në jetë abuzim fizik
Mirgit Vata, nga Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri thotë se 59% e fëmijëve kanë pësuar njëherë të vetme në jetë abuzim fizik.
Në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania, ku një nënë ka denoncuar abuzimin seksual me fëmijën e saj në jetimoren e Sarandës, ai u shpreh se zgjidhja më e mirë nuk janë institucionet rezidenciale ku shumë shpesh ka pasur denoncime për dhunë ndaj fëmijëve, por kujdestaria alternative, që mund t’i sigurojë fëmijë një strehë më familjare.
“Sipas një studimi të 2013, 59% e fëmijëve kanë pësuar njëherë të vetme në jetë abuzim fizik. Kur kjo ndodh në shumicën e kohës brenda familjes nuk mund të përjashtohen institucionet. S’jam shumë pro institucioneve rezidenciale, ka pasur një plan për të shkuar te kujdestaria alternative që t’i japësh një ambient më të ngrohtë fëmijëve, që të ndihen më të sigurt”, tha Vata.
Sipas tij dhuna e denoncuar ndaj fëmijëve në jetimoren e Sarandës është e rëndë ata që e kanë bërë këtë vepër penale duhet të jenë para ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit