Vatikani publikon për herë të parë pamjet brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

9 Maj 2025 | 13:49

Vatikani ka shpërndarë pamjet historike të zgjedhjes së Papës së ri, që shënon një nga momentet më të rëndësishme për besimtarët katolikë dhe qytetarët në mbarë globin.

Për herë të parë, një video që ka regjistruar brenda konklavës hermetike gjatë finalizimit të votimit është bërë publike për qytetarët.

Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në platformat e ndryshme mediatike dhe rrjetet sociale, tregojnë Papa Leonin e XIV duke përshëndetur me mirënjohje kardinalët që votuan për të.

Pamjet janë regjistruar menjëherë pas zgjedhjes së Papës së ri, kur ai bëri betimin dhe u bë udhëheqësi i ri i Kishës, duke premtuar të udhëhiqte me përkushtim dhe besim.

Zgjedhja e Papës së ri erdhi pas një konklave të qetë dhe efektive. Pamjet e tymit të bardhë që doli nga oxhaku i Kapelës Sistine, në diën e dytë ditë pas fillimit të konklavës, konfirmuan zgjedhjen e Papës së ri.

Në një epokë të mbizotërimit të teknologjisë dhe komunikimit të menjëhershëm, ky moment i historisë u bë i disponueshëm për publikun në kohë reale, duke e bërë papën dhe zgjedhjen e tij një ngjarje të hapur dhe të aksesueshme për të gjithë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026