“Vazhdojmë protestën”, sudentët reagojnë pas thirrjes së Vuçiçit

14 Mars 2025 | 13:39

Grupi i studentëve që protestojnë në Parkun e Pionierit në Beograd dhe kërkojnë ndalimin e bllokadave të fakulteteve, do të qëndrojë aty edhe më 15 mars, kur është planifikuar protesta e studentëve dhe qytetarëve, tha të premten Millosh Pavlloviç, përfaqësues i grupit “Studentët 2.0”.

Ai tha se të mbledhurit në Parkun e Pionierit, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 13 mars, morën këtë vendim pasi analizuan “çdo aspekt”.

“Ne, studentët që duam të mësojmë, do të qëndrojmë në Parkun e Pionierit deri në një njoftim të dytë. I kuptojmë të gjithë ata që mendojnë se duhet të largohemi nga ky park të shtunën, e kuptojmë edhe presidentin e Republikës, por edhe ju duhet të na kuptoni neve. Ne jemi këtu në mënyrë legjitime”, tha Pavlloviç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të enjten me përfaqësuesit e grupit “Studentët 2.0” dhe u kërkoi atyre që të largohen nga Parku i Pionierit për një ditë, më 15 mars, kur është planifikuar protesta e studentëve dhe qytetarëve. Ata i premtuan atij se do ta njoftonin vendimin e tyre brenda 24 orëve.

Në një konferencë për media në këtë park, Millosh Pavlloviç u bëri thirrje bujqve që të vijnë dhe të mbështesin “studentët që duan të mësojnë”.

Më herët gjatë ditës, mediat raportuan se një numër i madh traktorësh ishin parkuar rreth Parkut të Pionierit në qendër të kryeqytetit serb, Beograd. Gjatë deklaratës së tij për mediat, përfaqësuesi i “Studentëve 2.0” nuk përmendi makineritë bujqësore të parkuara pranë kampit të tyre.

Në ditët paraprake, në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe fotografi të kamionëve që transportonin traktorë nga pjesë të ndryshme të Serbisë. Në një video nga Kragujevci shihet një kamion pa targa, por me stemën e Qytetit të Beogradit, duke transportuar disa traktorë.

Grupi “Studentët 2.0” është i vendosur në Parkun e Pionierit që nga 6 marsi. Ata e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë” dhe kërkojnë përfundimin e bllokadave. Mbështetje u kanë ofruar i dënuari për krime lufte, Vlladimir Llazareviq, veteranët e njësisë kontroverse për operacione speciale, si dhe udhëheqësit e organizatave ekstremiste të djathta, “Levijatan” dhe “Sërpska Desnica” – Pavle Bihali dhe Misha Vaçiq.

Një pjesë e opinionit publik e ka akuzuar Partinë Progresive Serbe (SNS) se qëndron pas organizimit të kësaj proteste, gjë që një pjesë e protestuesve në park e mohojnë.

Studentët që kanë bllokuar fakultetet në të gjithë Serbinë për më shumë se tre muaj, kanë bërë thirrje për një protestë në Beograd më 15 mars. Ata i kanë kërkuar Ministrisë së Punëve të Brendshme që deri më 14 mars të largojë “kampin me tenda” nga Parku i Pionierit dhe të parandalojë rigrupimin e tij deri më 16 mars.

Ata kanë kërkuar nga Ministria e Brendshme që, nëse “kampi me tenda” nuk largohet, të sigurojë nivelin më të lartë të sigurisë përmes një kordoni policor midis “kampit me tenda” dhe pjesëmarrësve në protestën e 15 marsit, duke theksuar se në rast të ndonjë incidenti përgjegjës do të jetë ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq.

Studentët protestues, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor 2024. Ata kanë marrë mbështetje nga një pjesë e mësuesve, të cilët kanë ndaluar mësimin, avokatë, disa bujq dhe punonjës të sektorit të kulturës.

Protesta dhe bllokada masive janë mbajtur deri më tani në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026