Vazhdojnë sulmet në Sudan, shpërthime në aeroport 

19 Prill 2023 | 13:37

Në afërsi të aeroportit në kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, sot janë dëgjuar shpërthime dhe në qendër të qytetit po jehojnë tingujt e luftimeve, edhe pse palët në konflikt ranë dakord dje për një armëpushim 24-orësh, raporton Sky News Arabia.

Një video e postuar në internet nga Forca e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) tregon një zjarr që duket se ka përfshirë një avion civil të parkuar në aeroport.

Në video dëgjohet edhe zhurma e vazhdueshme e granatimeve. Shpërthime të mëdha u dëgjuan në qendër të Khartoum që në orët e para të mëngjesit, dhe të shtëna me armë u dëgjuan në zona të shumta të provincës Khartoum.

Sipas disa informacioneve, RSF ka dërguar “përforcime të mëdha” në kryeqytet gjatë mëngjesit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori

Një agjent federal u qëllua për vdekje ndërsa përpiqej të ndihmonte autoritetet të kapnin një burrë që nuk u paraqit në gjyqin e tij për...
10:30 | 15/07/2026

Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein

Investitori miliarder Warren Buffett ka ndaluar së dhuruari donacione për fondacionin bamirës të Bill Gates disa javë pasi bashkëthemeluesi i Microsoft zbuloi lidhjet e tij...
10:28 | 15/07/2026

Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë

Qeveria britanike ka njoftuar se adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç do të kenë një kufizim automatik të përdorimit të rrjeteve sociale gjatë natës,...
10:14 | 15/07/2026