Vazhdon protesta e “Trafikut Urban” në Prishtinë, bllokohet rruga me autobusët

25 Nëntor 2025 | 11:58

Në Prishtinë edhe këtë të martë po vijojnë protestat nga  punonjësit e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë. Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur urbanët në rrugë. Kjo ka sjellë edhe debate mes protestuesve dhe policisë së Kosovës të cilët iu kanë kërkuar të lirojnë rrugën.

Protestuesit kanë vijuar të këmbëngulim se nuk do të lëviz asnjë nga autobusët që është vendosur në rrugën “Agim Ramadani” pa përfunduar protesta.

“Asnjë nuk lëvizim pa u kry protesta, as nuk jemi për drogë e as për vjedhje por për protestë. Të shohim, sekretari ka e dhënë deklaratën, atëherë i largojnë, nesër fillojnë edhe më gjerë. Ne jemi në të drejtën dhe vendin tonë,” tha një protestues.

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe ata të operatorëve privatë nga e hëna kanë ndërprerë qarkullimin në Prishtinë pasi ata prej muajsh nuk janë paguar.

Ata të hënën fillimisht shkuan te Komuna e Prishtinës e më pas bashkë me kryetarin Përparim Rama u vendosen te objekti i Qeverisë. Edhe pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati ata nuk gjetën një zgjidhje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës

Kosova mund të bëhet shumë shpejt me Kryeprokuror të Shtetit, pas tre vitesh funksionimi me ushtrues detyre në këtë pozitë të rëndësishme. Në mbledhjen e...
20:41 | 13/07/2026

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë...
20:06 | 13/07/2026

Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë

Dirk Schübel është emëruar Përfaqësues i ri Special i Bashkimit Evropian për Kosovën. Ai do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat...
12:44 | 13/07/2026