Vdekja e 3-vjeçarit/ Vajza e Roland Xhaxhos reagon për licencën: Ja e vërteta…
Vajza e mjekut Roland Xhaxho, në klinikën e të cilit bëri ndërhyrjen e cila rezultoi fatale për vogëlushin Brian Spahiu, ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me një lajmqë qarkulloi ditën e djeshme në lidhje me licencimin e saj.
Sipas dokumenteve të siguruara nga Euronews Albania, klinika e mjekut Roland Xhaxho nuk kishte licencë për klinikë dentare. (Kliko për të lexuar lajmin)
Në dokumente tregohet fakti se vajzës së Roland Xhaxhos, Ina Xhaxhos i është refuzuar marrja e licencës 6 herë dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike, ku 3-vjeçari Brian Spahiu.
Por Ina Xhaxho e ka hedhur poshtë këtë lajm duke thënë se është e pamundur të funksionosh si spital për 12 vite pa pasur licencë.
“Në fillim babain ma bën dentist, pastaj kirurg, derisa mësuan termin kardioanestezist. Pastaj klinikë kërpudhash, derisa mësuan se jemi spital. Pasi Inën e bëtë kriminele, doli që Ina nuk ka qenë fare prezente gjatë kohës së ndërhyrjes. E ndërsa tani, të gjithë gjobaxhinjtë, të cilët nuk morën asgjë nga ne, ngelën pa lajmë nxorrën një tjetër lajm.
E në fakt a të lejojnë 12 vite të punosh në spital pa license? O ju gazetarë që keni diploma vazhdoni dhe bëni lajme. O popull i keqinformuar mediatikisht mos mallkoni kot pa ditur të vërtetën, se kriminel quhet dhe ai që mallkon”,-shkruan Ina Xhaxho, ndërsa në postimin e saj ka bashkëngjitur edhe licencën “Për ushtrimin individual të profesionit të stomatologut”, e lëshuar në datë 09.10.2019.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta