DOKUMENTI/ Kallëzimi penal i familjes së 3-vjeçarit ndaj mjekut Roland Xhaxho

6 Tetor 2023 | 21:02

Euronews Albania, ka siguruar procesverbali që familja e 3-vjeçarit që humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë, e ka dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, që shpjegon disa detaje.

Në kallëzimin që është bërë nga i ati i 3-vjeçarit Bledar Spahiu, thuhet se familja kanë rënë dakord që të paguanin shumë e lekëve rreth 300 euro dhe 103 mijë lekë të reja në spitalin privat, ndërsa mjeku Roland Xhaxho dhe stomatologia Ina Xhaxho iu kanë garantuar se fëmija nuk do të ketë asnjë problem pas daljes nga salla.

Sipas kallëzimit ndërhyrja që i është bërë të miturit ka zgjatur rreth 3 orë.

Edhe pse kishin kaluar tre orë nga dalja nga operacionit, të miturit nuk i kishte dalë narkoza ndërsa mjeku u ka thënë prindërve se situata është normale dhe stabile.

Më tej ai ka shpjeguar të gjithë ngjarjen ndërsa kërkon që të merren masa dhe të hetohet ngjarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026