Vdekja e këngëtarit Shpat Kasapi, gazetarja jep detajet

26 Nëntor 2025 | 11:53

Në një lidhje live për Euronews Albania gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Ferikan Iljazi, dha më shumë detaje në lidhje me vdekjen e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi.

Sipas saj, lajmi u morë vesh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe më pas vdekja u konfirmua dhe nga të afërmit e tij.

“Sipas asaj që dihet deri tani, Shpat Kasapi ka qenë në Itali për një koncertë, ku pas kësaj ai ka pësuar një sulm në zemër, i cili ka qenë fatal për të dhe nuk ka mundur t’i mijetoj. Ndërkohë, raportohet që më përpara nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor që t’ia vështirësonte gjendjen.

Janë të pakta informacionet duke ditur edhe dhimbjen e madhe të familjes që nuk është në gjendje të jap detaje në këto momente. Pritet që në orët në vijim të njoftohemi se si do të organizohet ceremonia mortore dhe të kuptohen edhe rrethanat për të kuptuar se çfarë ka çuar dhe si ka ndodhur rasti.

Përsa i përketë figurës së tij, ka qenë një figurë e njohur për Shkupin dhe gjithë shqiptarët, i cili ka performuar në shumë skena muzikore. Fakti që ka ndëruar jetë në moshë kaq të re ka qenë shumë tronditëse për shoqërinë tonë.

Ndërkohë, 40-vjeçari ka qenë i dicorcuar dhe ka lënë pas një djalë të mitur, vetëm 3-vjeç. Sakaq, të gjithë ata që e kanë njohur nga skenat e televizionit kanë shprehur ngushëllimë dhe keqardhje për humbjen e tij”, është shprehur gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026