Vdekja e motrave në Delvinë, halla: Shisnin misra për të ndihmuar vëllain me leuçemi
Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dyer e mortit janë hapur. Mes dhimbjes së papërshkrueshme, familjarë e të afërm po presin ngushëllime për ndarjen nga jeta të dy vajzave, studente të Mjekësisë, Elvisa, 22 vjeç, dhe Rozina, 20 vjeç.
Sakrificat për të kuruar vëllanë 7-vjeçar, i cili vuan nga leucemia, ishin të mëdha jo vetëm nga kryefamiljari që merret me blegtori, por edhe nga dy vajzat që punonin dy punë për të përballuar kushtet e vështira ekonomike.
Në shtëpinë e familjes Dhimaku, të afërmit tregojnë se dy vajzat shisnin misra në qytetin bregdetar të Sarandës për të mbuluar shpenzimet e kurimit të vëllait. Halla e vajzave tregon se mbrëmjen kur ndodhi aksidenti, Elvisa dhe Rozina kishin mbaruar njërën prej punëve dhe ishin kthyer në banesë për të çlodhur.
“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. Dy çupat ikën, nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin dy punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën, pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi.” – shprehet halla e vajzave.
Guximin për t’i treguar djalit 7-vjeçar se dy motrat kanë humbur jetën ende nuk e kanë gjetur. Të voglin e kanë larguar nga shtëpia, ndërsa një apel për ndihmë kanë për të gjithë shqiptarët që të ndihmojnë për kurimin e tij.
“Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh… e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë,” – shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotësh.
“Dy yje, dy vajza, 22 vjeçe, 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza t’i sistemonin, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, Zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat.” – shprehet daja i vajzave.
“Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit. Ndihmë kërkoj dhe për djalin, se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona, kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij.” – shprehet xhaxhai i vajzave.
Dy ditë më parë, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ndodhi aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku. Shkaktari i aksidentit ishte Kevi Nora nga Gjirokastra, i cili u vu në pranga pasi rezultoi i dehur në timon. Ai u preu rrugën makinës së motrave dhe shkaktoi tragjedinë për familjen Dhimaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit