Vdekjet e dyshimta me COVID-19, Hoti: Po hetohet nëse ka përgjegjës
Mëngjesin e së dielës në Kosovë dyshohet se katër pacientë me coronavirus kanë vdekur në Klinikën Infektive si pasojë e problemeve me aparatin e oksigjenit. Gjatë paradites brenda kësaj klinike kanë qëndruar prokuroria, policia dhe drejtues të institucioneve shëndetësore, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Por, asnjëri nga ta nuk ka thënë asnjë fjalë para mediave. E pasdite, të gjithë këta u mblodhën në takim me Kryeministrin, Avdullah Hoti.
Pas afër dy orë takim, ministri i Shëndetësisë e as drejtuesit e institucioneve shëndetësore nuk dolën para gazetarëve. Aty foli vetëm kryeministri. Në mbi 10 minuta fjalim, Avdullah Hoti nuk përmendi në asnjë moment vdekjet e dyshimta.
Këtë e bëri vetëm pasi u pyet nga gazetarët, por nuk komentoi atë që ka ndodhur. I pyetur për vërtetësinë e raportimeve që 4 persona kane vdekur si pasojë e problemeve me aparatet e oksigjenit apo respiratorëve dhe për informatat e para që i ka ai, Hoti refuzoi të komentoi raportimet e mediave.
“Unë ju lus që për pyetje të tilla të keni parasysh edhe ndjeshmërinë e rasteve. Unë e di që stafi shëndetësor atje është duke bëre maksimumin për t’iu ndalë ndihmë edhe për të shpëtuar jetë. Nëse ka pas çfarëdo lëshimi, organet përkatëse janë marrë dhe do të merren me këtë çështje”, tha Hoti.
Klinika Infektive ishte rrethuar nga shiritat policor dhe forca të shtuara të rendit që nga paradite e së dielës, derisa ende asnjë konfirmim zyrtar nga është dhënë nga asnjë institucion shtetëror. Versionin e dyshimeve të para se si kanë vdekur pacientët në Infektiv, ende nuk e ka dhënë ende as Policia e as Prokuroria, ndërsa është raportuar se trupave të pajetë do tu bëhet obduksioni.
Lexoni gjithashtu:
Vdesin 4 persona me Covid-19 në Prishtinë, dyshohet për mungesë oksigjeni në spital
Shtimi i rasteve me COVID-19, Kosova rikthen masat kufizuese
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania