Vdes autori i dytë i masakrës me 10 të vrarë në Kanada
I dyshuari për një sulm me thikë në Kanada që la 10 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur ka vdekur pasi u kap nga policia, thonë zyrtarët.
Policia tha se Myles Sanderson, 32 vjeç, u arrestua në një autostradë në provincën e Saskatchewan të mërkurën pasdite pas ndjekjes nga policia.
Dhjetë të plagosur mbetën në spital, tre prej tyre në gjendje kritike.
“Këtë mbrëmje provinca jonë po merr frymë lehtësisht”, tha ndihmës komisioneri Rhonda Blackmore në një konferencë shtypi të mërkurën mbrëma.
Ajo tha se policia kishte marrë një raport më herët gjatë ditës kur Sanderson kishte vjedhur një automjet nga jashtë një prone. I zoti i shtëpisë nuk u lëndua gjatë vjedhjes.
Policia u vu në ndjekje ndërsa Sanderson u largua me shpejtësi 150 km/h. Ata e futën me forcë automjetin e tij në një kanal dhe oficerët gjetën një thikë në fuoristradë ndërsa e arrestuan, tha shefi i policisë. Ai u arrestua rreth orës 15:30 me orën lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)