Vdes Tina Kaidanow – ambasadorja e parë amerikane në Kosovë

17 Tetor 2024 | 13:35

Diplomatja amerikane Tina Kaidanow që shërbeu si ambasadorja e parë e Shteteve të Bashkuara në Kosovën e pavarur, vdiq të mërkurën, në moshën 59-vjeçare.

Ambasadorja Kaidanow ishte emëruar në muajin korrik të vitit 2006 në postin e shefes së Zyrës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ndërsa pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008, zonja Kaidanow u emërua ambasadore, shkruan VOA.

Me 8 prill të vitit 2008, Zyra Amerikane u shndërrua në ambasadë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Udhëheqës të institucioneve dhe partive politike në Kosovë shprehën ngushëllime për vdekjen e diplomates amerikane.

Ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, shkroi në rrjetet sociale se ambasadorja Kaidanow “erdhi më parë si udhëheqëse e Zyrës së SHBA-ve në Kosovë në kohët më të ndjeshme që kishim, kur kishim të bëjmë me procesin e bisedimeve për statusin politik të Kosovës”. Ai shtoi se zonja Kaidanow gjatë mandatit ka ndihmuar dhe përkrahur Kosovën për të arritur qëllimin e shpalljes së pavarësisë së saj.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shkroi në rrjetet sociale se ambasadorja Kaidanow ishte një udhëheqëse e guximshme që luajti një rol të thellë në shumë ngjarje kritike dhe historike para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Pata nderin të punoja ngushtë me të dhe mësova shumë nga mençuria dhe përkushtimi i saj”, shkroi presidentja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026