Kosova u ofron mbrojtje të përkohshme 68 afganëve

13 Tetor 2024 | 14:09

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se të dielën Kosova u ka ofruar mbrojtje të përkohshme 68 afganëve.

Sveçla ka thënë përmes një postimi në Facebook, se akomodomi i tyre është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Kosovës ndaj krizës në Afganistan, për t’i mbrojtur individët në rrezik nga konfliktet e brendshme.

Në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur më 11 shtator, ishte miratuar vendimi për ofrim të mbrojtjes së përkohshme të 15 afganëve dhe familjarëve të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Kosova strehon afganë në territorin e vet.

Në verën e vitit 2021, kur talebanët janë rikthyer në pushtet në Afganistan, dhe janë tërhequr forcat ndërkombëtare, Kosova pati pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara për pranim të përkohshëm të rreth 1.900 afganëve.

Ata ishte paraparë të qëndronin në Kosovë derisa do të kalonin procesin e verifikimit për t’u zhvendosur në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër perëndimor.

SHBA-ja pati arritur marrëveshje të ngjashme edhe me disa vende tjera, përfshirë Shqipërinë.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrim etnik” në...
16:05 | 18/07/2026