Vdes vajza e Elvis Presley

13 Janar 2023 | 19:50

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock n’ roll-it Elvis, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Lajmin e konfirmoi e ëma, Priscila Presley. “Me zemër të thyer më duhet të ndaj me ju lajmin se vajza ime e bukur, Lisa Marie, nuk është më me ne”, shkroi ajo në një deklaratë.

Lisa Marie, gjithashtu një këngëtare, u shtrua në spital në orët e para të së enjtes, pasi pësoi një arrest kardiak.

Në vijim të deklaratës së saj, e ëma Priscilla Presley kërkoi respektimin e privatësisë për t’u përballur me këtë episod të rëndë, por nuk dha detaje mbi motivet e vdekjes.

Mediat amerikane raportojnë se këngëtarja u gjet pa ndjenja në dhomën e saj të gjumit. Ish-bashkëshorti i saj, që jeton në të njëjtën banesë, e gjeti dhe lajmëroi ambulancën.

Menjëherë pas lajmit, një seri homazhesh erdhën nga miqtë dhe fansat e saj nga e gjithë bota.

Për herë të fundit Lisa Marie Presley ishte parë në publik mbrëmjen e së martës, në ceremoninë e Çmimeve të Globit të Artë, e mbajtur në Beverly Hills.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të martën një paketë të re tarifash, këtë herë për barnat gjenerike të prodhuara jashtë vendit, që do të fillojnë...
07:53 | 22/07/2026

Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se lejimi i Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit do të krijonte një “precedent të rrezikshëm” me...
07:26 | 22/07/2026

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026