English

Vdiq 9 ditë pas arrestimit, kush është 32-vjeçari. Video e atentatit në Don Bosko

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Andrea Bregasi, i arrestuar nga policia më 11 korrik, ka ndërruar jetë në spitalin e Fushë-Krujës si pasojë e një ataku kardiak.

- Advertisement -

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se sulmi në zemër i ka marrë jetën 32-vjeçarit vetëm 9 ditë pasi u arrestua nga policia në qytetin e Durrësit.

Burime bëjnë me dije se i riu ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të vdekjes së të riut.

32-vjeçari është një person me preceentë kriminal i akuzuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Ai është autori i dyshuar i atentatit të ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, dhjetorin e vitit 2023, kur u qëllua ndaj një automjeti në lëvizje ku brenda ishin 3 persona.

Fatmirësisht asnjë prej personave të ndodhur në mjet nuk mori lëndime serioze.

Nga pamjet e atentatit të dështuar shihet autori i pamaskuar teksa largohet i qetë duke ndezur një cigare.

Video e Bregasit pasi kreu atentatin në Don Bosko:

Për rreth 7 muaj Bregasi mundi t’i fshihej policisë duke u fshehur në qytetin e Durësit.

Gjatë momentit të ndalimit nga policia, atij iu gjet dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje

Bregasi është një person me precedentë të mëparshëm penal për grabitje me armë ku ka vuajtur edhe dënimin.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?