Vdiq papritur në gjykatë, Ilia Drini i akuzuar për shkaktim të vetëvrasjes së gruas

12 Janar 2024 | 11:41

Detaje të reja janë mësuar nga vdekja e shtetasit Ilia Drini, i cili ndërroi jetë në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës, teksa ishte një person nën hetim për çështje penale.

Dyshohet se Drini ndërroi jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Ai akuzohej nga organi akuzës për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes në dëm të shtetases Ada Xheblati”.

Viktima ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij duke e shtyre drejt vetëvrasjes, thuhet në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Euronews Albania.

Ish-bashkëjetuesja e kishte denoncuar disa herë në polici dhe kishte kërkuar urdhër-mbrojtjeje, por ai e përndiqte dhe e ofentonte me fjalë të rënda në publik, duke i përmendur dhe sëmundjen e Epilepsisë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të sakta të vdekjes së 68-vjeçarit.

“Nga studimi i akteve të këtij materiali kallzues rezulton se më datë 27.07.2020 shtetsja Ada Xheblati, është paraqitur në policinë giyqësore dhe ka bërë kallzim në ngarkim të shtetasit llia Drini, i cili më perndjek dhe më ka shkaktuar një gjendje ankthi dhe frike, duke më shtyrë deri në atë gjendje sa kam tentuar të vetëvritem me mbidoza ilaçesh.

Unë para tre vitesh kam nisur nje lidhje me shtetasin llir Drini, dhe kemi bashkëjetuar, por gjatë kësaj kohe ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj meje. Pasi u ndamë ai filloi përndjekjen, unë e kam denoncuar dhe një herë tjetër në polici ku kam kërkuar urdhër mbrojtjeje.

Ky person në menyrë të vazhdueshme më ndiqte tek puna, në rrugë, dhe para shtëpisë duke thirrur me fjalë të rënda ofenduese duke më përmendur sëmundjen time, pasi unë vuaj nga Epilepsia. Në punë më ka shkaktuar probleme pasi vjen dhe aty dhe bërtet duke më ofenduar me zë të lartë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026