Vehap Kola: Ngutje t’i kërkosh dorëheqjen Bashës, rezultati ende i pa certifikuar
Analisti Vehap Kola mban qëndrimin se nuk duhet kërkuar menjëherë largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, kur ende nuk është certifikuar rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas tij zgjedhjet brenda PD-së pritet të mbahen këtë vit pasi z. Basha është në vitin e katërt të mandatit si kryetar partie.
“Do të duhet që misioni i tij është që çështjen e zgjedhjeve ta zgjidhë pavarësisht fatit personal. Të ngutesh t’i kërkosh kaq shpejt dorëheqjen kur rezultati nuk është certifikuar. Me këtë e rast i heq të drejtën opozitës për të objeksionuar rezultatin. PD ka zgjedhje këtë vit. Është viti i katërt i mandatit të z. Basha”, u shpreh analisti.
Nga ana tjetër Erla Mëhilli thotë se z. Berisha ka lënë një standard në vitin 2013 edhe pse nuk ishte certifikuar rezultati i zgjedhjeve.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane