Veliaj: Në Tiranë synojmë mbi 200 mijë vota, i gjithë llumi kundër Ramës
Erion Veliaj thotë se Partia Socialiste do të dalë fituese në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa foli për bashkim të artificial të partive opozitare.
Ai i konsideroi mbledhje “bishtash” dhe “amorale” ndërsa përmendi bashkimin e çamëve dhe minoritarëve bashkë krah PD-së.
Z. Veliaj tha se në këtë situatë Lulzim Basha është “viktimë” pasi drejtuesit e vërtetë të opozitës janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.
I pyetur se cilin rezultat do të cilësonte fitore dhe humbje në Tiranë më 25 prill, z. Veliaj tha se pretendimi është për të marrë një rezultat më të mirë se sa në zgjedhjet e kaluara.
“Çdo rezultat më të mirë se sa në 2017 do të përbënte një fitore, pra mbi 200 mijë vota është një objektiv i yni për të pasur një shumicë morale. I gjithë llumi janë bërë kundër Edi Ramës”, tha ai.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, kur PS, PD dhe LSI garuan veçmas si parti pa koalicione, rezultati ishte 18 mandate për PS (200 517 vota), 11 mandate për PD (128 65 vota) dhe 5 mandate për LSI (55 894 vota).
Lexoni gjithashtu:
Kush e thyen hersin në Tiranë? Erion Veliaj zbulon emrat që dalin nga sondazhet
Erion Veliaj u përgjigjet akuzave për pastrim parash në sektorin e ndërtimit
Veliaj: Kam 6 vite që kërkoj debat me Bashën për bilancin e Bashkisë së Tiranës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta