Veliaj për Luiza Gegën: S’ka luajtur sportin e sharjes së vendit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa është shprehur krenar për arritjet e kampiones Luiza Gega tha se kjo e fundit asnjëherë s’ka luajtur ‘sportin’ e sharjes së vendit.
Në fjalën e tij nga Kryeministria, Veliaj tha se një kampion i vërtetë fiton kur i ka sytë te finishi. Ai nënvizoi se ndihet krenar që tashmë Gega është anëtare e Sport Klub Tirana.
Në ambitentet e Kryeministrisë po zhvillohet ceremonia për nder të Luiza Gegës, e cila u shpall kampione e Europës në garën 3000 metra me pengesa në Gjermani.
E veshur me ngjyrat kuqezi, Luiza Gega parakaloi me një automjet tip ‘Kadillak’ përgjatë bulevardit në drejtim të Kryeministrisë, ku u prit me brohorima dhe entuziazëm nga njerëz të shumë që kishin dalë për ta përshëndetur.
Gega fitoi medaljen e artë duke shënuar kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 15:31 Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump
- 15:23 Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës
- 15:14 Irani: Është bërë përparim në bisedimet me Omanin për Ngushticën e Hormuzit
- 15:05 Janjiç: Vuçiç ka frikë nga Radojçiç, ai mund të dëshmojë kundër presidentit serb
- 14:55 Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
- 14:46 Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia