Veliaj pritet të transferohet në paraburgimin e Durrësit

12 Shkurt 2025 | 22:05

Gjykata e Posaçme pas një seance maratonë që zgjati mbi 8 orë, la në fuqi masën e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Burime nga Drejtoria e Burgjeve thanë për gazetarin e Euronews Albania Eni Ferhati se Veliaj do të transferohet në paraburgimin e Durrësit, aty ku ndodhet edhe ish-ministri Ilir Beqaj.

Gjatë pasdites së sotme në paraburgimin 313 në Tiranë, teksa në GJKKO mbahej seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt, disa të burgosur kanë lëshuar thirrje kundër kryebashkiakut dhe qeverisë.

GJKKO zbuti masën e sigurisë ndaj bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa duke caktuar ndaj saj masën “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026