Veliaj: Teatri Kombëtar do ndërtohet në zemër të Tiranës; në pronën e vet, tri herë më i madh dhe supermodern

27 Shkurt 2020 | 18:29

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në një lidhje live me Ilva Now në Euronews Albania tha se vendimi për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar me fonde të buxhetit të shtetit dhe bashkisë erdhi pas dështimit të negociatave që zgjasnin prej dy muajsh me kompaninë private për shkak të kërkesës së qeverisë për një sallë shumë moderne dhe një tjetër rotative si në Broduej.

“Kjo kërkesë e tejkalonte ofertën e bërë nga kompania, pra kalonte biznesplanin e tyre, por duke qenë e lidhur edhe me negociatat për pronën na çonte në një kohë kalendarike disavjeçare. Në fund morëm një vendim, provë për të gjithë ata që mendonin se gjithçka ishte e parapërgatitur. Në momentin që zgjodhëm të bashkonim votat me artistët dhe të thoshim që ky është një shans që na vjen një herë në 100 vjet, zgjodhëm të shtrëngojmë duart dhe të themi faleminderit, por jo.

Kështu që do të bëjmë  vetëm me investimi publik të qeverisë dhe bashkisë teatrin”, tha kryebashkiaku.

Sipas Veliajt, janë më pak se 1 për qind e aktorëve të teatrit, edhe ata sipas kryebashkiakut militantë të PD, si dhe ish-punonjës të baskisë në kohën e PD, që kundërshtojnë këtë projekt, siç kanë bërë me të gjitha projektet rëndësishme të bashkisë, që nga parku i lodrave tek liqeni e me radhë. Ai solli si shembull të suksesit stadiumin Air Albania që është ndërtuar si bashkëpunim privat-shtet.

I pyetur se pse nuk merret vendimi që teatri të ndërtohet dikur tjetër në mënyrë që godina ekzistuese, siç kërkojnë një pjesë e aktorëve, të ruhet si pjesë e trashëgimisë kulturore, kryebashkiaku tregoi edhe një herë vendosmërinë e qeverisë për ta ndërtuar teatrin kombëtar në vendin ku është dhe ku sipas tij duhet të jetë, në zemër të kryeqytetit, ndërsa siguroi se ndërtesa do të jetë tri herë më e madhe dhe skena e tij supermoderne.

“Unë nuk hyj tek të marrët që për interesa të tyre politike thonë çojeni tek Bregu i Lumit. Teatri do të jetë në pronës e vet, 3 herë më i madh dhe me një skenë supermoderne. Këto janë alibi patetike të njerëzve që kanë humbur gjithçka siç bën me Astirit e këndin e lodrave. Për të gjitha këto unë nuk hyj tek ata që intimidohen nga të tillë dështakë. Ne kemi vetëm një plan për Tiranën moderne”, tha z. Veliaj.

Lexo gjithashtu: Romir Zalla: Qëndresa për Teatrin Kombëtar vazhdon, Bashkia aspak transparente me informacionin e përcjellë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021