Vëllezërit Tate do të gjykohen në Britaninë e Madhe për 21 akuza
Influencuesi Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të gjykohen në Britaninë e Madhe për 21 akuza penale pasi të përfundojnë procedurat kundër tyre në Rumani, njoftuan sot avokatët e tyre.
Avokatët deklaruan se presin një gjykim të drejtë për klientët e tyre në Britani, raportoi BBC.
Zyra e prokurorit publik britanik tha të mërkurën se kishte mbështetur akuzat kundër vëllezërve Tate, duke përfshirë përdhunim, sulm dhe trafikim qeniesh njerëzore, të bëra në vitin 2024, përpara se të lëshohej një urdhër ekstradimi për ta nga Rumania.
Vëllezërit Tate po ndiqen penalisht në Rumani për një sërë akuzash për trafikim njerëzor, të cilat ata i mohojnë.
Avokatët e tyre thanë më parë se akuzat kundër vëllezërve Tate në Britani datojnë që nga viti 2012 deri në vitin 2015.
Kur policia britanike lëshoi një urdhër arresti për vëllezërit Tate në mars të vitit 2024, ata thanë se “mohojnë kategorikisht të gjitha akuzat”.
Një gjykatë rumune ka vendosur tashmë që vëllezërit mund të ekstradohen në Britani pasi të përfundojë gjyqi në Rumani, për të cilin aktualisht nuk ka një afat kohor të qartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia