Vende për 400 mijë punëtorë të kualifikuar, Gjermania lehtëson rregullat e punës

30 Nëntor 2022 | 16:02

Qeveria gjermane njoftoi sot se planifikon të lehtësojë rregullat ligjore për hyrjen e emigrantëve që vijnë nga vendet jashtë BE-së, me qëllim që të mundësojë ardhjen e punëtorëve të kualifikuar që i duhen Gjermanisë.

Qeveria ra dakord për një projekt-ligj që do të ndihmonte migrantët e mundshëm nga jashtë BE-së me njohjen e aftësive dhe kualifikimeve.

Mungesa e punëtorëve kërcënon planet ambicioze të Gjermanisë për të inkurajuar futjen e burimeve të rinovueshme të energjisë, u tha gazetarëve ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.

Habeck theksoi se Gjermania e dinte prej vitesh se do të kishte një problem demografik.Ndërsa, ministri gjerman i Punës Hubertus Heil tha se Gjermania ka punë të shkëlqyera për të ofruar dhe se duhet të forcojë imazhin e saj jashtë vendit dhe vlerësoi se është në interesin e Gjermanisë të paraqitet si një shoqëri kozmopolite. Propozimi ligjor, meqë ra fjala, duhet të diskutohet dhe miratohet nga parlamenti gjerman.

Ekspertët thonë se Gjermania ka nevojë për rreth 400,000 punëtorë migrantë të kualifikuar çdo vit, veçanërisht për të plotësuar vendet e lira të punës në fushën e kujdesit shëndetësor, IT dhe ndërtimit, njoftoi agjencia amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026