Vendet evropiane thërrasin në takime ambasadorët iranianë, shkak dhuna ndaj protestuesve në Iran

13 Janar 2026 | 19:34

Shumë vende evropiane kanë thirrur ambasadorët iranianë për të denoncuar shtypjen e dhunshme të protestave që po zhvillohen në vend. Franca thirri këtë të martë ambasadorin iranian në Paris për të denoncuar dhunën shtetërore të ushtruar pa dallim kundër demonstruesve paqësorë.

Ministri i Jashtëm në Francë, Jean-Noel Barrot shtoi se shtypja e protestuesve është e papranueshme, e padurueshme dhe çnjerëzore. Sipas tij nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për ata që i drejtojnë armët e tyre kundër demonstruesve paqësorë”.

 “Ia përcolla këtë dënim Ministrit të Jashtëm iranian dhe do t’ia përsëris ambasadorit iranian në Francë, të cilin e thirra sot”, tha ai.

Spanja, Holanda, Finlanda, Portugalia dhe Belgjika njoftuan gjithashtu se sot ministritë e tyre të jashtme kishin thirrur përfaqësuesin e Republikës Islamike të Iranit në vendin e tyre për të protestuar kundër dhunës me të cilën po trajtohen protestuesit.

Ministria e Jashtme gjermane gjithashtu ka reaguar duke theksuar se veprimet brutale të regjimit iranian kundër popullit të vet janë tronditëse.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndalojë dhunën kundër qytetarëve të tij dhe të respektojë të drejtat e tyre. Ambasadori iranian u thirr sot në Ministrinë e Jashtme’, thuhet në reagim.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dhe Portugalia gjithashtu kanë thirrur ambasadorin iranian. Lisbona bëri thirrje Iranit që të respektohen të drejtat e qytetarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026