Vendet më të lumtura në botë| Kosova e 34-ta, Shqipëria e 83-ta

20 Mars 2023 | 16:07

Njerëzit më të lumtur në botë jetojnë në Finlandë, sipas një sondazhi që bëhet në 150 shtete. Anketa bazohet në mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin etj. dhe mbi këta faktorë Shqipëria është 83 vende më poshtë se vendi kryesues.

Nëse jeton në Finlandë, je ndër njerëzit më të lumtur në botë. Raporti që mat nivelin e lumturisë, bazuar në mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe korrupsionin, tregon se shteti nordik është për të 6-tin vit radhazi në krye të renditjes botërore. Danimarka, Islanda, Izraeli vijnë pas saj. 

Ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 83 dhe sipas sondazhit, njerëzit që jetojnë këtu, janë më pak të lumtur se fqinjët në Mal të Zi, Greqi e Kosovë, dhe në të njëjtin nivel me ne shkojnë edhe maqedonasit, të 87-tët në listë.

Raporti përdor të dhënat e sondazhit global për të treguar se si njerëzit vlerësojnë jetën e tyre në më shumë se 150 vende në mbarë botën. Në cdo shtet pyeten 1000 individë të rastësishëm, të cilëve iu kërkohet që të rendisin nga 1 në 10 qëndrimin e tyre për cilësinë e jetës së tyre dhe mjedisit përreth.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën në lokal me armë zjarri, municione luftarake dhe lëndë narkotike, në pranga 3 persona në Shkodër

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në...
11:57 | 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026