‘Vendi ende nën ujë dhe rrugët të bllokuara’, Basha akzuon Ramën se bën vetëm propagandë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë në 8 vite, por vetëm ka bërë propagandë.
Sipas tij të njëjtën gjë kreu i qeverisë po bën edhe tani që vendi është nën ujë dhe rrugët janë të bllokuara për shkak të motit të keq.
“Vendi ynë është nën ujë. Sërish. Rrugët janë bllokuar. Sërish. Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende.
Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin. Katastrofa natyrore kanë ndodhur këto kohë dhe gjithmonë do të ndodhin. Pyetja e vetme që shtrohet është: ç’po bëhet për të shmangur sa më shpejt e sa më mirë pasojat që i vuajnë qytetarët? Çfarë bën Edi Rama sa herë njerëzit kanë nevojë për ndihmën e shtetit? Vetëm propagandë!”, deklaroi kreu i PD.
Kryedemokrati tha se ka ardhur koha për ndryshim, duke larguar Ramën dhe duke punuar për njerëzit.
“Prej disa muajsh, unë po punoj me specialistët më të mirë për të sjellë plane serioze pune për qytetarët shqiptarë, në të gjitha fushat: ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, dhe në të gjitha fushat” u shpreh lideri i PD.
Kryeministri Edi Rama, reagoi për deklaratën e Lulzim Bashës në faqen e tij zyrtare në Twitter.
Sipas Ramës, akuzat e kryedemokratit Basha nuk qëndrojnë pasi qytetarët mund ta shohin qartë se çfarë ka bërë qeveria e tij pas tërmetit dhe gjatë pandemisë.
Lulëzim! Se çfarë bëra unë pas tërmetit, qytetarët e dinë. Se çfarë bëri e po bën kjo qeveri për përballimin e pandemisë edhe këtë e dinë. E mbajnë mend edhe ç’bëhej deri dje me përmbytjet kur mijëra njerëz linin shtëpitë e me dëborën kur rrugët bëheshin pista skish për makina!..
— Edi Rama (@ediramaal) February 14, 2021
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta