“Vendi është sulmuar dy herë”, Murrizi: Këtu dinë sa lekë e ble bukën, s’ka sekrete

15 Nëntor 2022 | 21:47

Politikani Myslim Murrizi është shprehur se Shqipëria është sulmuar dy herë , njëherë nga patronazhistët dhe njëherë nga hakerat iranianë.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Murrizi theksoi se shqiptarët paguajnë taksa për një shërbim që nuk ka drejtues, ndërsa shtoi se në shtetin tonë nuk ka më sekrete pasi ish-agjentët që kanë qenë në kupolën drejtuese të shërbimit dinë çdo gjë për qytetarët shqiptarë.

“Ne jemi sulmuar dy herë, njëherë nga patronazhistët dhe njëherë nga hakerat iranianë. Ne sot kemi 5 muaj pa drejtor shërbimi. Unë nuk besoj se shqiptarët paguajnë taksa për një shërbim që nuk ka drejtues. Kemi një shërbim që nuk ka kokë. Unë besoj se para iranianëve ish-agjentët që i kemi në kupolën drejtuese të shërbimit.  Ça është e lehtë këtu nga këta që ka dalë deri tani. Pse ajo që të ndjekin për kë voton ti, sa tokë bujqësore ke, sa kalamaj ke , ku e blenë bukën, është e vogël?”- u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

“5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë

Juristi Ylli Manjani ka shprehur skepticizëm ndaj pesë kërkesave të artikuluara nga organizatorët e protestës që po zhvillohet prej 26 ditësh në Tiranë, duke argumentuar...
22:25 | 25/06/2026

“PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, duke theksuar se asnjë forcë politike nuk duhet të...
22:12 | 25/06/2026