Vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e ‘Pfizerit’, mjekja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar: Lajm mahnitës
Mbretëria e Bashkuar të mërkurën u bë vendi i parë në botë që miratoi vaksinën e Pfizerit për luftimin e coronavirusit.
Sipas ekspertëve mjekësorë britanikë, vala e parë e vaksinimeve mund të parandalojë deri në 99% të shtrimeve dhe vdekjeve në spitalet COVID.
Autoritetet kanë lehtesuar masat për periudhën e festave, por numri i të infektuarve ditorë vazhdon të jetë i lartë.
Doktoresha Ardiana Gjini, specialiste e shëndetit publik në Londër tha për Euronews Albania se fillimi i vaksinimit kundër COVID është një ndër lajmet më të mira që kemi pasur ndër vite.
“Është një lajm mahinitës që një vaksinë e suksesshme u zhvillua dhe jemi të lumtur që Britania do të fillojë e para vaksinimin.
Komiteti që merret me strategjinë e vaksinimit ka bërë listën e personave prioritarë për tu vaksinuar. Numëri është i kufizuar, filimisht janë 800 mijë doza që do të nisin me vaksinimin e të moshuarve në azile e më tej mjekët e personat mbi 80 vjeç”, tha ajo.
Mjekja tregoi se protokollin e mjekimit ndaj COVID në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar vetëm 2 medikamente janë treguar të suksesshëm; kortizon dhe një medikament i ri që zvogëlojnë shanset e vdekjeve.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West