Vendimet e qeverisë: Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Antikorrupsionit
Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë të mërkurë emërimin e Insidor Rexhepit si Drejtor të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Emërimi i Rexhepeit erdhi pas propozimit të Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
Ky vendim pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare.
Vendimi i Këshillit të Ministrave:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta