Vendimet që parlamenti miratoi me nxitim pas zgjedhjeve të 25 prillit
Pas zgjedhjeve të 25 prillit, parlamenti vijoi veprimtarinë e tij edhe për 65 ditë.
Në 10 seanca të zhvilluara, ligjvënësit miratuan një sërë vendimesh mes të cilave, akte që kërkonin ndihmën edhe të opozitës në largim.
Vendimi më i rëndësishëm ishte ai i shkarkimit të presidentit Ilir Meta, ku shumica socialiste përshpejtoi procedurat për kreun e shtetit, me ndihmën e votave të deputetëve që në vitin 2019 u bënë pjesë e parlamentit, pas djegies së mandateve nga ana e PD-së dhe LSI-së.
Në seancën e 9 qershorit me 104 vota, parlamenti shkarkoi nga detyra presidentin Ilir Meta.
Por, shkarkimi i kreut të shtetit nuk ka qenë i vetmi.
PS në seancën e fundit zgjodhi edhe kryetaren e Autoritetit të Medias Audiovizive, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve në Tiranë, për ta shtyrë miratimin në sesionin e ri.
Zgjedhja e anëtarëve zëvendësues të Komisionerit Publik dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me 92 vota ishte një tjetër hap që PS mori, duke e miratuar në fund të këtij 4-vjeçari.
Pjesë e vendimeve, ka qenë edhe zgjedhja e katër anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar me mbi 90 vota.
Të gjitha këto vendime kërkonin shumicë të cilësuar për t’u miratuar. E nëse mazhoranca do të priste parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, do ta kishte të vështirë zgjedhjen e disa anëtarëve apo shkarkimin e presidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta