Vendimi i Kurtit për targat ka qenë joligjor dhe i dhunshëm, thotë Petkoviç

31 Tetor 2022 | 22:55

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës – ka qenë joligjor dhe i dhunshëm.

Sipas tij, qëllimi i tij kryesor është “shtypja” e ekzistencës së serbëve në Kosovë, shkruan RTS (Radio Televizioni Serb).

“Kurti ka marrë vendim joligjor që serbët, të cilët kanë makina me targat KM (Mitrovicë e Kosovës), duhet të riregjistrohen në RKS, të cilat janë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani”, theksoi ai.

Më 28 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar planin – që pritet të zgjasë deri më 21 prill – për targat e makinave që lëshohen nga autoritetet serbe në qytetet e Kosovës.

Sipas planit, të gjithë pronarët që kanë makina me këto targa do të marrin paralajmërime nga 1 nëntori dhe kjo masë do të vazhdojë për tri javë – deri më 21 nëntor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026

U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin

Dy turistë u plagosën të martën në mëngjes pas një sulmi me thikë në hyrje të sitit arkeologjik të Akropolit, një nga vendet më të...
09:55 | 21/07/2026

​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll

Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në...
09:37 | 21/07/2026