Vendimi i qeverisë, policë vullnetarë për hetime dhe administrim të provave
Nëse i përket grupmoshës 18 deri në 65 vjec, mund të ndihmosh në mbarëvajten e rendit dhe të mirës publike në komunitet.
Angazhimi është vullnetar, dhe cdo individ që do të bëhet pjesë e nismës për 25 orë në javë.
Puna e çdo individi do të bazohet tek përmirësimi i sigurisë, dhe në shumicën e rasteve ai do të qëndrojë me një inspektor, punonjës rendi apo polic rrugor.
Shërbimet janë të shumta, që nga garantimi i rendit në koncerte, ndeshje sportive tubime, mbarvajtja e trafikut, siguria në perimetrin e shkollave, operacionet e kërkim-shpëtimit apo edhe raportimet për vjedhje e ndërtime të paligjshme.
Vendimi është marrë këtë javë nga qeveria, por brenda tij ka edhe një shërbim që mund të ngjallë diskutim, teksa citohet se polici vullnetar mund të marrë kompetencë, në sigurimin e vendngjarjeve të ndryshme, ruajtjen e provave, identifikimin dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve, si dhe çdo veprim tjetër që ndihmon hetimet dhe garanton integritetin e procesit hetimor.
Për t’u bërë pjesë e këtij angazhimi, individët e interesuar dorëzojnë dokumentet që kërkohen në drejtorinë vendore të Policisë dhe nëse përzgjidhen, lidhin kontratën e vullnetarizimit brenda kësaj drejtorie.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë