Vendimi për negociatat me BE-në, ish-zv. ministrja e Drejtësisë: Dje në mbledhje pati një mungesë lidershipi

23 Qershor 2021 | 12:42

Ish-zv.ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka u shpreh në Euronews Albania se dje në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së u pa një mungesë e një lidershipi të fortë.

“Rezultati nuk ishte ai që ne do të dëshironim dhe patjetër kjo hedh në një farë mënyrë dyshime ose pakënaqësi rreth kredibilitetit të politikës së zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh znj. Caka.

Ajo shtoi se qasja e BE-së për të kategorizuar dyshe shtetet që duan të anëtarësohen, nuk ka bazë ligjore dhe nuk është e drejtë.

“Në këshillat evropianë krahas këtyre kritereve dhe parimit të meritës, që është parimi bazë i negociatave, po artikulohet në një farë mënyre de fakto edhe një tjetër qasje e BE-së për të bërë dyshe shtetet që duan të anëtarësohen. Të bërit dyshe të shteteve, nuk është se ka ndonjë bazë ligjore dhe nga ana tjetër nuk është e drejtë”, u shpreh znj. Caka.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën sërish të marrin një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për të nisur negociatat me Bashkimin Evropian.

Shkak u bë vetoja e Bullgarisë për problemet që ka me Maqedoninë e Veriut, lajm që u bë i ditur ditën e djeshme nga ministrja e Jashtme e Portugalisë, Ana Paula Zacarias.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026