“Vendndodhja s’ka asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes”, Leli i përgjigjet indirekt Ramës

29 Qershor 2021 | 11:42

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, ndaj anëtarëve të Këshillit Bashkiak, të cilët nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen online të përcaktuar nga vetë ai për ditën e sotme.

Teksa e quan një situatë jonormale mos-zhvillimin e mbledhjeve online, z. Leli thekson se ende nuk ka kuptuar arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme që mbledhjet të zhvillohen në teatrin “Petro Marko”.

“Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online”, shkruan ai.

Ndërkohë, ai i është përgjigjur në mënyrë indirekte edhe kryeministrit Edi Rama, pas përplasjeve të fundit me të, ku i ka theksuar se “vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes”.

“Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes!”, shkruan kreu i bashkisë Vlorë.

Ai shton se programi i tij është promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit.

“Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin!”, përfundon z. Leli.

Këto deklarata në distancë vijnë, pasi më 11 mars të këtij viti kryeministri Edi Rama kërkoi që Dritan Leli të përjashtohet nga Partia Socialiste

Kjo kërkesë e Ramës erdhi pasi z. Leli refuzoi të ishte pjesë e listave të PS-së për qarkun Vlorë. Sipas kreut të qeverisë, Leli preferoi karrigen dhe jo partinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026