Venezuela dënon sulmet amerikane në brigjet e Karaibeve

17 Tetor 2025 | 09:37

Ambasadori i Venezuelës në OKB, Samuel Moncada, dënoi të enjten një seri sulmesh ajrore amerikane në Karaibe si një “grup ekzekutimesh jashtëgjyqësore” dhe i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të nisë një hetim.

Moncada theksoi se ka pasur pesë sulme dhe 27 vdekje të raportuara që kur SHBA-të filluan të godisnin anijet në shtator.

Zyrtarët amerikanë thonë se sulmet kanë në shënjestër trafikantët e dyshuar të drogës.

Ndërkohë, Moncada i shkroi në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së se sulmet kanë në shënjestër “anije civile që kalojnë nëpër ujëra ndërkombëtare”.

“Një vrasës po endet në Karaibe. Njerëz nga vende të ndryshme po vuajnë efektet e këtyre masakrave “, shtoi Moncada.

Ai i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të lëshojë një deklaratë që riafirmon parimin e respektit të pakufizuar për sovranitetin, pavarësinë politike dhe integritetin territorial të shteteve, përfshirë Venezuelën.

Megjithatë, Këshilli i Sigurimit ka të ngjarë të mos jetë në gjendje të ndërmarrë ndonjë veprim mbi situatën përtej mbajtjes së takimeve, pasi SHBA-të kanë të drejtë vetoje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale

India u ka urdhëruar pronarëve të anijeve dhe operatorëve të mos i lejojnë marinarët dhe ekipet e tyre  që të udhëtojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit...
16:12 | 16/07/2026

Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh

Gruaja e kryeministrit të Spanjës, Begona Gomez do të dalë në gjyq para një jurie për akuzat e ushtrimit të ndikimit dhe përvetësimit të fondeve....
16:06 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
15:56 | 16/07/2026