Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile: Të gjithë hidrovorët janë në funksion
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu këtë të martë ka zhvilluar një mbledhje në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile. Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua situata e krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit, në vend.
Gjithashtu bë një analizë e detajuar e situatës në terren, me fokus zonat më të prekura nga përmbytjet, rrëshqitjet e dherave dhe problematikat në infrastrukturë. Strukturat përgjegjëse raportuan mbi masat e marra deri tani, ndërhyrjet emergjente dhe nevojat për mbështetje shtesë.
Vengu kërkoi gatishmëri të plotë të të gjitha institucioneve, koordinim të vazhdueshëm mes strukturave qendrore dhe vendore si dhe monitorim të pandërprerë të situatës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve.
“Të gjitha hidrovorët janë në funksion të plotë që nga Lezha në Vlorë. Janë kryer disa masa mirëmbajtjeje gjatë ditëve të fundit.
Gjithashtu vlen të theksohet se përqendrimi i forcave në Lezhë dhe Gjadër ku presim edhe rritje të kuotave të lumenjve ne orët në vijim duhet të pasohet me rritje të mjeteve që të jemi pranë banorëve ne çdo moment.
Policia rrugore janë në teren dhe sigurojnë në mbarëvajtjen dhe në ndihmesën e popullsisë. Kemi evakuimin e 10 familjeve në Durrës dhe Shijak, nga banesa ku janë rrethuar nga uji dhe presim një rikthim në normalitet ne zonë para se të rikthehen.
Apeloj për kujdes maksimal dhe bashkëpunim me autoritetet në mënyrë që të parandalohet çdo lloj fatkeqësie në këto situata, tha ai.
Gjatë 24 orëve të fundit, pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat në disa qarqe kanë shkaktuar problematika, pa pasoja serioze për jetën e qytetarëve.
Situata po monitorohet me prioritet në qarqet Lezhë dhe Durrës, ku janë evidentuar prani uji në disa akse rrugore, rritje të ndjeshme të niveleve të lumenjve. Sipas IGJEO-s, reshjet intensive pritet të vijojnë deri më 8 janar.
Strukturat e mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë në gatishmëri të plotë.
Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj