Vengu në Vlorë: Lumi Vjosa ka kaluar kuotat maksimale
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu këtë të enjte ka udhëtuar drejt Vlorës për të monitoruar nga afër situatën e përmbytjeve. Vengu duke folur para mediave ka bërë me dije se situata po vështirësohet për shkak të rritjes së nivelit të lumit Vjosa.
Ai shton se lumi Vjosa ka kaluar kuotat maksimale. Ministri theksoi se është bërë një plan masash për 3 fshatrat që janë më të rrezikuara. Sipas fshatrat më të rrezikuara janë Bishani, Fitore dhe Novoselë. Vengu tha se janë evakuuar 13 familje dhe 200 bagëti në një fermë.
“Presim një rritje të nivelit të ujërave. Presim të vijojmë operacion për evakuimin e bagëtive, Vjosa ka kaluar kuotat makinale. Janë evakuuar 200 bagëti në një fermë. Po e bëjmë këtë në të dy anët e Vjosës dhe nga zona e Fierit. Ndërkohë do pozicionohen mjetet e larta të ushtrisë. Policia është në gatishmëri.
Shërbimet e energjisë elektrike dhe ujit janë po ashtu në kushte optimale dhe nuk kemi ndërpritje të natyrës shqetësuese”, tha ai.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet