Vepra e artistit enigmatik shitet në ankand për 480 mijë euro

24 Shkurt 2020 | 12:00

Një version i Mona Lizës krijuar me 330 rubikë nga një artist francez është shitur për 480.200 euro. Në ankandin e zhvilluar në Paris, organizatorët u shprehën të habitur nga një blerje e tillë pasi kishin menduar se nuk do të shitej më shumë se 150.000 euro. Vepra e vitit 2005 është punuar nga një artist anonim njohur si Invader, i cili krijon në rrugë.

Ai përdor kubikët enigmatikë për të krijuar një mozaik të Mona Lisa dhe buzëqeshjen e saj të famshme me plot ngjyra. Shitja e kësaj vepre ndryshe, përkoi me mbylljen e një ekspozite kushtuar Leonardo da Vincit në muzeun pranë Louvre, shtëpia e Mona Lisa-s së vërtetë. Ajo shfaqje shënoi 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të rilindjes.

Artisti i rrugës është i njohur për veprat e tij të mozaikut që përmbajnë versione të personazheve të lojërave të Space Invaders të 1978, të cilat “pushtojnë” qytete në të gjithë botën. Mona Lisa me rubikë u krijua në 2005 dhe është e para në serialin “Rubikcubism” të  artistit Invader, në të cilën ai rikrijon vepra të njohura të Mjeshtrit të Vjetër. Pushtuesi, i cili e përkufizon veten si, një Artist i Paidentifikuar i Lirë, mban një maskë dhe këmbëngul që fytyra e tij të mos duket në daljet para kamerave.

Ai ndiqet nga shumë fansa që madje  përdorin një aplikacion Smartphone, “Flash Invaders”, për të tërhequr fotografitë e mozaikëve të tij nëse janë vërtet të tij, grumbullojnë pikat dhe konkurrojnë me lojtarët e tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026