Vera Ora rrëfen vështirësitë në Britaninë e Madhe: Asokohe isha sipërfaqësore
Në një intervistë ekskluzive për “SOT” në Euronews Albania, Vera Ora ka treguar se ka qenë aspak e lehtë të emigronte në Britaninë e Madhe.
Ajo rrëfeu se bashkë me fëmijët e vegjël u nis me të shoqin në një kohë problematike në Kosovë. Vendimi u mor shumë lehtë, sipas Orës, sepse dhe mosha e saj e re bënte që vendimet të merreshin pa u menduar shumë thellë, disi më sipërfaqësore.
Psikiatrja tregoi se fillimisht kishte vështirësi me gjuhën dhe nga një mjeke profesioniste në Kosovë, kur shkoi atje ishte “asgjë”.
Sidoqoftë, Vera Ora tha se ajo kohë që në një moment i ka ushtruar presion duke e konsideruar si “kohë të humbur kot”, sot e quan një kohë cilësore pasi ka mundur ta shfrytëzojë me fëmijët.
Sipas saj komunikimi me familjen është ndër shtyllat kryesore që e ka ndihmuar mbarëvajtjen e marrëdhënieve.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
- 13:56 Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 13:46 Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës